E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi i pazakontë

Ilustrim · Vizion Plus

Kartoni i zi ka hyrë në futboll, por këtë herë nuk është për lojtarët. Federata Rumune e Futbollit ka miratuar një rregull të ri për të frenuar sjelljet abuzive të prindërve dhe spektatorëve gjatë ndeshjeve të moshave të reja.

Masa do të zbatohet për grupmoshat 7 deri në 16 vjeç dhe synon të mbrojë fëmijët nga fyerjet, presioni dhe dhuna që mund të vijë nga tribunat.

Në rast se sjellja e pahijshme vazhdon pas paralajmërimeve dhe një ndërprerjeje të përkohshme prej 10 minutash, gjyqtari mund të nxjerrë kartonin e zi, i cili nënkupton ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes.

Rregullorja parashikon masa ndaj fyerjeve, kërcënimeve, shtyrjeve apo goditjeve ndaj fëmijëve, trajnerëve, lojtarëve kundërshtarë, gjyqtarëve apo spektatorëve të tjerë.

Federata rumune thekson se futbolli i të rinjve duhet të jetë një hapësirë gëzimi dhe zhvillimi për fëmijët, jo një arenë për frustrimet e të rriturve.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.