Korçë, ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet drejtuesi në gjendje të dehur

12 Shtator 2026 | 10:28

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen e së premtes, në Korçë. I moshuari po kalonte rrugën me biçikletë në momentin kur është përplasur nga ambulanca.

Sipas burimeve policore, pas aksidentit, drejtuesi i ambulancës ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital, ku ai ka marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, drejtuesit të ambulancës, me inicialet E. Q., rreth 44 vjeç, i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv.

Policia ka arrestuar 44-vjeçarin, i cili akuzohet për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktim të aksidentit rrugor.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti fatal në Selenicë, automjeti del nga rruga dhe bie në greminë, humb jetën drejtuesi

Një aksident tragjik është regjistruar në fshatin Mazhar të Sevasterit, në Selenicë ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi...
10:18 | 12/09/2026

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Bathore, detajet e para

Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bathore të Kamzës. Sipas informacionit...
09:59 | 12/09/2026

Arratisje si në filma e të burgosurit shqiptar në Greqi, bashkëpunëtorët bllokojnë eskortën me kallashnikovë

Një arratisje spektakolare ka ndodhur të premten në mbrëmje në Serres të Greqisë, ku një 41-vjeçar shqiptar është larguar nga shoqërimi i burgut gjatë transferimit...
08:37 | 12/09/2026