Prishtina mban sot Marshin për Liri në mbështetje të ish-krerëve të UÇK në Hagë
Në Prishtinë mbahet sot “Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Marshi nis në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët nga të gjitha qytetet e Kosovës që t’i bashkohen tubimit.
Në mesin e folësve do të jenë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetari i AAK-së, Ardian Gjini. Sipas organizatorëve, ata janë dy liderët e partive parlamentare shqiptare që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të folur në marsh.
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do ta hapin pjesën formale të marshit.
Në emër të shoqatave të dala nga lufta do të flasë Hysni Gucati, ndërsa Liriona Sulejmani, vajza e dëshmorit Bajram Sulejmani, do të sjellë mesazhin e familjeve të dëshmorëve.
Në marsh do të flasë edhe Buna Mustafa, e bija e Salih Mustafës – Calit, ndërsa programi do të shoqërohet me këngë patriotike.
Organizatorët kanë bërë të ditur se kanë siguruar transport me autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës.
Marshi mbahet katër ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjykata Speciale pritet ta shpallë vendimin më 16 shtator. Ata akuzohen për krime lufte.
Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, marshime janë organizuar edhe më herët në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hagë dhe qytete të tjera evropiane.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se e përkrah “Marshin për Liri”. Partia në pushtet ka akuzuar njëkohësisht ata që votuan për themelimin e Gjykatës Speciale, duke kërkuar prej tyre të distancohen nga vota e tyre dhe të kërkojnë falje.
VV-ja e ka cilësuar zanafillën e Gjykatës Speciale si politike dhe ka kundërshtuar pretendimet që, sipas saj, çuan në krijimin e këtij mekanizmi gjyqësor.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 dhe akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Kosovë, Gjykata e Apelit liron nga akuzat Agim Çekun dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”
Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja e Kosovës: Nuk do të jem pjesë e saj për sa kohë FFK-ja drejtohet nga personat aktualë
Kurti: Çitaku votoi gjithnjë kundër propozimeve të LVV-së, duam emër tjetër për nënkryetar Kuvendi
- 10:28 Korçë, ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet drejtuesi në gjendje të dehur
- 10:18 Aksidenti fatal në Selenicë, automjeti del nga rruga dhe bie në greminë, humb jetën drejtuesi
- 10:05 AfD ngre padi penale kundër Merz për deklaratën e tij mbi planin për spastrim etnik
- 09:59 Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Bathore, detajet e para
- 09:17 Putin: Gabimet e Perëndimit çuan në ngritjen e AfD-së
- 09:10 Treni del nga shinat në Francë, të paktën 44 të plagosur