Rama mbështet ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, teksa gjyqi ndodhet në fazën përfundimtare.
Rama e ka cilësuar situatën si një “farsë” dhe ka shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke deklaruar se ai do të triumfojë përmes së vërtetës.
Në reagimin e tij, kryeministri shqiptar shkruan se, pavarësisht zhvillimeve të ditëve të fundit, liria dhe e vërteta do të triumfojnë.
“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund. E ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, shprehet Rama.
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Nga dënimi në Shqipëri te arratisja spektakolare në Greqi, kush është i burgosur shqiptar që i iku policisë greke
Korçë, ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet drejtuesi në gjendje të dehur
Aksidenti fatal në Selenicë, automjeti del nga rruga dhe bie në greminë, humb jetën drejtuesi
- 10:46 Nga dënimi në Shqipëri te arratisja spektakolare në Greqi, kush është i burgosur shqiptar që i iku policisë greke
- 10:36 Prishtina mban sot Marshin për Liri në mbështetje të ish-krerëve të UÇK në Hagë
- 10:28 Korçë, ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet drejtuesi në gjendje të dehur
- 10:18 Aksidenti fatal në Selenicë, automjeti del nga rruga dhe bie në greminë, humb jetën drejtuesi
- 10:05 AfD ngre padi penale kundër Merz për deklaratën e tij mbi planin për spastrim etnik
- 09:59 Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Bathore, detajet e para