Ndryshime në Policinë e Korçës, Mark Gjonmarku emërohet në krye të Qarkullimit Rrugor

12 Shtator 2026 | 11:10

Kryekomisari Mark Gjonmarku është emëruar shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë, në kuadër të ndryshimeve të fundit në radhët e Policisë së Juglindjes.

Gjonmarku ka mbajtur më herët të njëjtën detyrë në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ndërsa tashmë do të drejtojë strukturën e Qarkullimit Rrugor në Korçë.

Në këtë post, ai zëvendëson Klemend Pikulin, i cili prej më shumë se dy vitesh ka qenë në krye të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë.

Pikuli është emëruar në një detyrë të re pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbështet ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, teksa gjyqi ndodhet...
11:02 | 12/09/2026

Nga dënimi në Shqipëri te arratisja spektakolare në Greqi, kush është i burgosur shqiptar që i iku policisë greke

Gentian Çipi, lindur në Korçë dhe banues në Dishnicë të Korçës, është i burgosuri i arratisur mbrëmjen e djeshme në mënyrë spektakolare nga spitali i...
10:46 | 12/09/2026

Korçë, ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet drejtuesi në gjendje të dehur

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen e së premtes, në Korçë. I moshuari po kalonte rrugën me biçikletë në momentin kur është...
10:28 | 12/09/2026