Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Farsa është në ditët e fundit", Edi Rama në mbështetje të çlirimtarëve: Hashim Thaçi do të triumfojë me forcën e të vërtetës së tij

Shkruar nga Newsbomb
"Farsa është në ditët e fundit", Edi Rama në
Kryeministri Edi Rama dhe Ish-presidenti Hashim Thaçi (arkive)

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen për çlirimtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët javën e ardhshme do të përballen me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, që shqiptarët në Tiranë e në Prishtinë besojnë se do të jetë për liri.

Teksa publikon pamje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga mbrojtja, miksuar me pamje nga lufta e UÇK-së për lirinë e Kosovës, Edi Rama thotë se e vërteta e tyre e madhe do të triumfojë.

"LIRI PËR ÇLIRIMTARËT", shkruan kryeministri, duke u ndalur veçanërisht tek miku i tij Hashim Thaçi, për të cilin thotë se të vërtetën e tij, vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë.

"Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë", vijon kryeministri.

Vijon...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese