Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën BILANCIN: Në 24 orë janë shuar 28 vatra, 1 vijon aktive

Shkruar nga Newsbomb
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën BILANCIN:
Foto ilustruese

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas ministrisë së mbrojtjes, 28 vatra janë shuar plotësisht, 3 vijojnë të jenë nën mbikëqyrje, ndërsa vetëm një vatër mbetet aktive.

Në operacionet për përballimin e zjarreve janë angazhuar 426 forca operacionale vendore dhe lokale, të mbështetura nga 30 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 92 efektivë, 10 mjete, një dron dhe një autoambulancë.

Në Qarkun Tiranë, vatra në Malin e Dajtit, ku gjatë ditës së djeshme ndërhynë edhe 33 efektivë të Forcave të Armatosura, është shuar plotësisht. E fikur rezulton edhe vatra në Malin me Gropa.

Në Qarkun Dibër, vatrat në Lundre-Madhesh të bashkisë Mat, në Cerrujë të Klosit dhe në Selishtë vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje. Sipas autoriteteve, asnbjëra prej tyre nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Gallatë, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, pasi zjarri ka ardhur nga territori i bashkisë Mat. Terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e mjeteve, por edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, në Qarkun Shkodër janë shuar vatrat në Porav, Rragam dhe në malin e Tërbunit. Të shuara janë edhe vatrat e raportuara në Fier-Mallakastër, Elbasan dhe Korçë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese