Noka: Të ngrihemi dhe të rrëzojmë narko-regjimin, kjo është rruga e vetme që na ka lënë amanet Azem Hajdari

11:26, 12/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, mbajti një prononcim për mediat pas homazheve në nderim të Azem Hajdarit në 28-vjetorin e vdekjes.

Noka tha se Hajdari është frymëzim për ccdo demokrat.

Sipas Nokës, rruga e vetme për të përmbysur narko-regjimin është ajo që ‘na ka mësuar dhe na e ka lënë amanet Azem Hajdari’.

“Kjo është një ditë ku ne nderojmë, kujtojmë, Azem Hajdarin, këtë tribun liberator që i priu me guxim dhe kurajo protestave studentore për të përmbysur regjimin më gjakatar që ka njohur historia e Shqipërisë.

Sot pas 28 vitesh, Azem Hajdari për çdo demokrat, për çdo shqiptar që i thotë lirisë liri dhe demokracisë demokraci është frymëzim. Më shumë se kurrë është motiv, është motiv për t'u përballur me një regjim që tashmë është regjimi i krimit dhe i korrupsionit, me narko-regjimin e Edi Ramës.

Azem Hajdari sot bën apel, që ka vetëm një rrugë për të rrëzuar këtë regjim. Dhe ajo rrugë është përballja, qëndresa, beteja me ta, kryengritja, është rruga e vetme për të rrëzuar regjimin. Ndaj në këtë ditë, krahas nderimit dhe mirënjohjes që Partia Demokratike ka për këtë tribun liberator, ne i bëjmë apel çdo shqiptari.

Kjo ditë duhet të jetë dita që simbolizon betejën, kryengritjen, duhet të jetë apel për çdo shqiptar. Të mbështesim çdo protestë, të ngrihemi të gjithë.

Narko-regjimi sot përveçse ka futur Shqipërinë në varfëri, përveçse po vjedh dhe po rrënon gjithçka, përveçse po shpopullon, ai ka një synim antikombëtar, ta shkatërrojë Shqipërinë.

Ndaj rruga e vetme është ajo që na ka mësuar dhe na ka lënë amanet Azem Hajdari, të organizohemi, të ngrihemi, të rrëzojmë narko-regjimin,” tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco