E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, elektricisti 32-vjeçar i OSHEE-së humb jetën

Foto ilustruese
Ilustrim · Vizion Plus

Një 32-vjeçar, elektricist i OSHEE-së, ka humbur jetën në krye të detyrës në fshatin Trojas të Belshit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, teksa 32-vjeçari, me inicialet K. Z., dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punimeve për riparimin e një linje elektrike.

Pavarësisht ndërhyrjes, 32-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.