Protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë. Institucionet: Projekti nuk po ndërtohet në godinën e Klubit Patriotik Labëria

12 Shtator 2026 | 12:23

Protesta e zhvilluar sot në Vlorë kundër ndërtimit të muzeut hebraik është zhvilluar me tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po ndërtohet muzeu, në zonën historike të qytetit, por janë ndaluar nga efektivët e policisë.

Protestuesit kundërshtojnë kërkojnë ndalimin e projektit, pasi pretendojnë se ndërtimi po bëhet në godinën e Klubit Patriotik “Labëria”, të cilin e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit.

Prej disa ditësh debati për ndërtimin e Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë është shoqëruar me pretendime se projekti po realizohet në godinën historike të Klubit Patriotik “Labëria”.

Por dokumentet e projektit dhe aktet e Këshillit Bashkiak të Vlorës tregojnë se bëhet fjalë për dy ndërtesa të ndryshme.

Sipas përfaqësuesve të autoriteve lokale, godina ku po ndërtohet Muzeu muzeu i ri po ngrihet në një banesë të viteve 1850, disa metra në lindje të Muzeut Etnografik.

Në dokumentet e Këshillit Bashkiak  parashikon ndërtimin e një kati nëntokësor në godinën e Muzeut Hebraik dhe përforcimin e themeleve të Muzeut Etnografik gjatë punimeve, por jo ndryshimin e funksionit të godinës historike të Klubit Patriotik “Labëria”.

Lidhur me këtë çështje, pas një tubimi më 5 shtator ka reaguar dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Ministri Blendi Gonxhja, sqaroi se godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria” në vitin 1908 nuk do të kthehet në muze hebraik. Sipas tij, muzeu i ri po ndërtohet në godinën tjetër, të regjistruar si “Banesa pranë Klubit Labëria”.

“Godina historike ku në vitin 1908, u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, nuk do të kthehet në muze hebraik, nuk do të tjetërsohet dhe nuk do t’i hiqet Bashkisë Vlorë. “E drejta për të protestuar është e padiskutueshme, por historia e Vlorës nuk mund të mbrohet me lajme të sajuara, gjuhë urrejtjeje dhe përçarje. Faktet janë të qarta: Muzeu Etnografik nuk po tjetërsohet, nuk po ndryshon destinacion, por do të rijetësohet si një hapësirë bashkëkohore dhe e denjë për historinë e Vlorës”, shprehet Gonxhja në postimin e tij për këtë çështje.

Ngatërrimi i termit “pranë Klubit Labëria” me pretendimin se muzeu po ndërtohej “te Klubi Labëria” ka krijuar paqartësi dhe te një pjesë e personave që lidhin ndërtimin e Muzeut me dëmtimin e pjesës historike të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dënohet me 12 vite burgim minoreni që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, i riu që 1 vit më parë vrau me thikë në fshatin Pirg të Maliqit, bashkëmoshatarin e...
12:56 | 12/09/2026

Arratisja si në filma e të burgosurit shqiptar në Greqi, gjendet makina me kallashnikov

Autoritetet në Greqi kanë gjetur  një nga dy automjetet që dyshohet se janë përdorur gjatë arratisjes së një të dënuari shqiptar Gentian Çipi në Serres. Makina u...
12:45 | 12/09/2026

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u kap teksa qarkullonte i armatosur dhe mbante pa leje një armë zjarri. Policia e Durrësit ka finalizuar...
12:34 | 12/09/2026