Foka e Mesdheut shfaqet në brigjet e Radhimës, një vizitor i veçantë në Vlorë (VIDEO)
Një individ i Fokës së Mesdheut është vëzhguar në brigjet e Radhimës, në Vlorë. Gjitari i rrallë detar është filmuar gjatë një ekspedite në det, të zhvilluar në bashkëpunim me PPNEA, ADZM Vlorë dhe Universitetin e Durrësit.
Foka e Mesdheut është një nga gjitarët detarë më të rrallë dhe më të rrezikuar në botë. Një takim i tillë është i veçantë, pasi kjo specie kalon pjesën më të madhe të kohës në det dhe është e vështirë për t’u vëzhguar.
Shpellat detare, brigjet e qeta dhe zonat e izoluara janë të rëndësishme për strehimin dhe riprodhimin e saj. Ekspertët theksojnë se mbrojtja e habitateve detare është thelbësore për ruajtjen e kësaj specieje.
Urbanizimi, ndërtimet e pakontrolluara përgjatë bregdetit dhe shqetësimi nga aktiviteti njerëzor shtojnë presionin mbi këto habitate. Ruajtja e zonave të qeta dhe të patrazuara i jep më shumë mundësi Fokës së Mesdheut të mbijetojë në brigjet tona.
Zhbllokimi i pagave të magjistratëve, reagon sërish Rama për vendimin e Gjykatës Administrative
Reshje të dendura shiu në Elbasan, probleme në qarkullim për shkak të ujit nëpër rrugë (VIDEO)
Protesta kundër muzeut hebraik, reagon Rama: Do të kthehet në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës turistike
- 16:07 Zhbllokimi i pagave të magjistratëve, reagon sërish Rama për vendimin e Gjykatës Administrative
- 15:53 Reshje të dendura shiu në Elbasan, probleme në qarkullim për shkak të ujit nëpër rrugë (VIDEO)
- 15:49 “Marshi për liri” në Prishtinë, qeveria e Kosovës: Paraqitje dinjitoze
- 15:42 Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, le të punësojnë amerikanë
- 15:33 Protesta kundër muzeut hebraik, reagon Rama: Do të kthehet në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës turistike
- 15:16 Samiti në Indi, grupi i kombeve BRICS kërkon përmbajtje maksimale në Lindjen e Mesme