• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Katër elektricistë të vdekur në pak muaj, kush mban përgjegjësi për sigurinë në terren?

14:36 : 12/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë.

Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, 32 vjeç ka humbur jetën teksa ndodhej në terren pas stuhisë që përfshiu zonën.

Raportohet se pas motit të keq dhe dëmtimeve të shkaktuara në rrjetin elektrik, ekipet e OSHEE-së kanë dalë në terren për të ndërhyrë dhe rikthyer furnizimin me energji elektrike.

Gjatë ndërhyrjes teknike 32-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, si pasojë e goditjes, ka humbur jetën.

Klajdi Zekthi

Por tragjedia e Belshit nuk është një rast i izoluar.

Lexo edhe:

E rëndë në Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti 32-vjeçar i OSHEE-së (Emri)

Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane

Ky është rasti i pestë i raportuar gjatë vitit 2026 ku një punonjës i sektorit të rrjetit elektrik humb jetën gjatë punës. Dhe kur vdekjet përsëriten me të njëjtën skemë, në shtyllë, në linjë, në terren, atëherë nuk flitet më thjesht për aksident por për nji sistem sigurie që nuk po mbron njerëzit e vet.

Katër ditë më parë një punonjës i bashkisë humbi jetën teksa po vendoste shtyllat e ndriçimit përgjatë rrugës, në Tropojë, pasi dyshohet se ra në kontakt me korrentin. Tre punonjës të tjerë mbetën të plagosur.

Për ngjarjen policia ka ndaluar dy zyrtarë të institucionit, të dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Bëhet fjalë për Ndriçim Gjocaj, 36 vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit, si dhe Gëzim Hasanpapaj, 60 vjeç, drejtues teknik i punimeve. Të dy, banues në Bajram Curri, dyshohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në shkurt, në fshatin Rrilë të Lezhës, humbi jetën 27-vjeçari Mark Prenga, elektricist i OSHEE-së, pasi ra në kontakt me rrymën gjatë riparimit të një defekti në shtyllë. Pas ngjarjes u proceduan katër punonjës të tjerë të OSHEE-së për shkelje të rregullave të sigurisë teknike.

Më 22 korrik, në Himarë, humbi jetën Bashkim Boçi, 55 vjeç, punonjës i OSHEE-së prej vitesh. Ai po punonte për rikthimin e energjisë pas stuhisë, kur dyshohet se iu shkëput rripi i sigurisë dhe ra nga një shtyllë rreth 9 metra e lartë.

Ndërsa më 11 shtator, në Marglliç të Patosit, humbi jetën E.D, 46 vjeç, nga Elbasani, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar.

Megjithatë, katër ngjarjet kanë një element të përbashkët: punonjës që dalin në terren për të ndërhyrë në rrjet dhe që nuk kthehen më në shtëpi.

Kur të njëjtat skena përsëriten brenda pak muajsh, pyetja nuk mund të jetë vetëm se si ndodhi aksidenti. Pyetja është nëse janë zbatuar në çdo rast të gjitha masat që duhet të parandalonin një fatalitet.

A ishte ndërprerë energjia në linjën ku po punohej? A kishte urdhër pune të dokumentuar dhe procedurë të qartë sigurie? A ishin kontrolluar pajisjet mbrojtëse përpara ndërhyrjes? A ishte vlerësuar rreziku i punës në terren, veçanërisht pas stuhive dhe dëmtimeve të rrjetit?

A kishin punonjësit kushtet dhe kohën e nevojshme për të zbatuar të gjitha protokollet? Dhe mbi të gjitha: çfarë ndryshon pas çdo tragjedie?

Në njoftimet e para, ngjarjet shpesh përmblidhen me fraza si “ra në kontakt me rrymën”, “ra nga shtylla” apo “po riparonte një defekt”. Por pas këtyre fjalive qëndron një zinxhir përgjegjësish që duhet hetuar deri në fund.

Nëse ka pasur shkelje të protokolleve, përgjegjësia duhet të përcaktohet. Nëse protokollet janë zbatuar, atëherë duhet shpjeguar se çfarë tjetër dështoi për të mbrojtur punonjësin.

Etiketa: elektricistOSHEsiguriaterren

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti 32-vjeçar i OSHEE-së (Emri)

12:16 : 12/09/2026
AKTUALITET

Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane

08:35 : 24/08/2026
AKTUALITET

“Turizmi nuk ndërtohet me statistika”, deputeti i PD: Në Lezhë mungojnë uji, dritat dhe siguria

21:37 : 20/08/2026
BOTA

Kina do ndalojë shitjen e dronëve për arsye sigurie

18:02 : 30/04/2026
AKTUALITET

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektricisti në Lezhë

10:01 : 19/02/2026
AKTUALITET

“Rrugët për Fëmijët”, nisma e Bashkisë Tiranë për sigurinë e nxënësve mbetet jashtë funksionit

19:42 : 02/02/2026
Para

Putin: Gabimet e Perëndimit çuan në ngritjen e AfD-së

TË GJITHA

Putin: Gabimet e Perëndimit çuan në ngritjen e AfD-së

14:56 : 12/09/2026

Katër elektricistë të vdekur në pak muaj, kush mban përgjegjësi për sigurinë në terren?

14:36 : 12/09/2026

Sot protesta kombëtare në Tiranë, qindra shqiptarë nga diaspora mbërrijnë në Morinë

14:12 : 12/09/2026

Zverev dhe Ben Shelton në finalen e US Open, sfidë për trofeun e parë në turneun nju-jorkez

13:57 : 12/09/2026

BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së: Respektoni procesin dhe aktgjykimin

13:47 : 12/09/2026

Stuhia e fortë përfshin Roskovecin, pemët e thyera pengojnë qarkullimin

13:40 : 12/09/2026

Protesta në ditën e 105-të, “The Observer”: Shqipëria noton në paratë e drogës, Rama shpërfill akuzat

13:31 : 12/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com