Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Del FOTO: Humbi jetën në krye të detyrës në Belsh, ky është elektriçisti 32-vjeçar Klajdi Zekthi

Shkruar nga Newsbomb
Del FOTO: Humbi jetën në krye të detyrës në Belsh, ky
Klajdi Zekthi

Personi që shikoni në foto është elektriçisti Klajdi Zekthi, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Trojas të Belshit. 32-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e një linje elektrike.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, teksa i riu ishte në krye të detyrës për riparimin e linjës elektrike. Pas ngjarjes, ai u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 32-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Menjëherë në vendngjarje shkuan edhe shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të saj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese