Foka e Mesdheut shfaqet në brigjet e Radhimës, një vizitor i veçantë në Vlorë (VIDEO)
Një individ i Fokës së Mesdheut është vëzhguar në brigjet e Radhimës, në Vlorë. Gjitari i rrallë detar është filmuar gjatë një ekspedite në det, të zhvilluar në bashkëpunim me PPNEA, ADZM Vlorë dhe Universitetin e Durrësit.
Foka e Mesdheut është një nga gjitarët detarë më të rrallë dhe më të rrezikuar në botë. Një takim i tillë është i veçantë, pasi kjo specie kalon pjesën më të madhe të kohës në det dhe është e vështirë për t’u vëzhguar.
Shpellat detare, brigjet e qeta dhe zonat e izoluara janë të rëndësishme për strehimin dhe riprodhimin e saj. Ekspertët theksojnë se mbrojtja e habitateve detare është thelbësore për ruajtjen e kësaj specieje.
Urbanizimi, ndërtimet e pakontrolluara përgjatë bregdetit dhe shqetësimi nga aktiviteti njerëzor shtojnë presionin mbi këto habitate. Ruajtja e zonave të qeta dhe të patrazuara i jep më shumë mundësi Fokës së Mesdheut të mbijetojë në brigjet tona.
Dënohet me 12 vite burgim minoreni që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq
Arratisja si në filma e të burgosurit shqiptar në Greqi, gjendet makina me kallashnikov
Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës
- 14:41 Rama paralajmëron masa për administratën: Kush shkel afatet, do të mbajë përgjegjësi
- 14:32 Të paktën 16 të vdekur nga zjarri në një azil pleqsh në Kili
- 14:25 Pensionet shqiptare në Itali, diaspora i kërkon Ramës heqjen e tatimit nga qeveria italiane
- 14:00 LIVE| Nis ‘Marshi për Liri’ në Prishtinë, mijëra njerëz mblidhen në mbështetje të krerëve të UÇK
- 13:35 Vuçiç: Kam dëgjuar se Thaçi do të marrë dënim të rëndë
- 13:27 BE kërkon respektimin e verdiktit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së: Vendimi mund të apelohet