120 notarë kalojnë nga Ksamili në Korfuz

12 Shtator 2026, 15:20Sociale TEMA
120 notarë kalojnë nga Ksamili në Korfuz

Një garë sportive ka përfshirë 120 notarë të cilët kaluan nga Ksamili, Pema e Thatë, në Kanalin e Korfuzit, drejt ishullit grek.

 

Gara sportive e shtrirë në dy milje, u zhvillua mëngjesin e sotëm me pjesëmarrjen e 120 notarëve nga Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Holanda, Australia, Greqia dhe vende të tjera.

 

Maratona e notit ka në fokus lidhjen mes dy vendeve, turizmin, por edhe trashëgiminë kulturore.

 

Simbolika e këtij noti kujton edhe periudhën e komunizmit, kur pikërisht përmes Kanalit të Korfuzit, shumë shqiptarë synuan thyerjen e izolimit dhe rrugën drejt lirisë.

 

Por një pjesë e tyre humbën jetën pa mundur të mbërrijnë në brigjet e shtetit fqinj.

Lini një Përgjigje