Protesta kundër muzeut hebraik, reagon Rama: Do të kthehet në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës turistike
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar në Vlorë kundër ndërtimit të muzeut hebraik. Rama shkruan se protestuesit janë ngritur me disa pretendime te cilat i cilësoi si perverse dhe shpifarake që ndërtimet do të shkatërrojnë muzeun.
Ai theksoi se me kërkesën e tij Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria. Sipas tij ky muze do të kthehet në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike.
“Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës – një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore – me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik
Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike. Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij”, shkruan Rama.
Foka e Mesdheut shfaqet në brigjet e Radhimës, një vizitor i veçantë në Vlorë (VIDEO)
Dënohet me 12 vite burgim minoreni që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq
Arratisja si në filma e të burgosurit shqiptar në Greqi, gjendet makina me kallashnikov
- 15:16 Samiti në Indi, grupi i kombeve BRICS kërkon përmbajtje maksimale në Lindjen e Mesme
- 15:09 Britania reagon pas deklaratave të Trump: Qëndrimi i Londrës për unitetin irlandez mbetet i pandryshuar
- 14:41 Rama paralajmëron masa për administratën: Kush shkel afatet, do të mbajë përgjegjësi
- 14:32 Të paktën 16 të vdekur nga zjarri në një azil pleqsh në Kili
- 14:25 Pensionet shqiptare në Itali, diaspora i kërkon Ramës heqjen e tatimit nga qeveria italiane
- 14:17 Foka e Mesdheut shfaqet në brigjet e Radhimës, një vizitor i veçantë në Vlorë (VIDEO)