E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan banesat

Ilustrim · Vizion Plus

Ditën e sotme në rrethinat e fshatit Taroninë, Gjirokastër u regjistrua një zjarr problematik që rrezikoi edhe banesat.

Sipas MZSH Gjirokastër në mesditë u njoftuan për një vatër zjarri në Njësinë Administrative Cepo, në afërsi të fshatit Taroninë.

Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i patrullimit që ndodhej në këtë njësi administrative. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se zjarri kishte rënë në shkurre.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur vënia në kontroll dhe fikja e plotë e zjarrit në një kohë të shkurtër, duke parandaluar përhapjen e tij dhe marrjen e përmasave më të mëdha.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.