Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 2026, në kohën kur SPAK i dorëzoi Kuvendit kërkesën për arrestimin e Ballukut. Në mbledhjen e grupit PS, para se të votohej në parlament kërkesa e SPAK, Rama deklaroi se Balluku nuk po hetohej për 'korrupsion apo gjësendi tjetër të lidhur me ndonjë skenë krimi apo flagrancë në kryerjen e një vepre penale'
"Tre akuza të reja, siç i kërkonte Edi Rama në mars për Belinda Ballukun, sepse shkelja e barazisë në 8 tendera me vlerë 1.2 miliardë euro, nuk e bindte për të votuar heqjen e imunitetit për arrestimin e saj" shkruan Bardhi ndërsa publikon videon.
Tani që alibia ra, vijon Bardhi, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Belinda Ballukut?
Edhe sa vila apo pasuri të tjera të fshehura duhet të zbulohen që drejtuesi i SPAK të zbatojë ligjin?
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
DITA 2
Korrupsion +
Pastrim parash +
Fshehje pasurie.
Tre akuza të reja, siç i kërkonte Edi Rama në mars për Belinda Ballukun, sepse shkelja e barazisë në 8 tendera me vlerë 1.2 miliardë euro, nuk e bindte për të votuar heqjen e imunitetit për arrestimin e saj.
Tani që edhe alibia e Edi Ramës ka rënë, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut?
Edhe sa vila apo pasuri të tjera të fshehura duhet të zbulohen që drejtuesi i SPAK të zbatojë ligjin?
Apo “Aleanca e Valamarit” është më e fortë se ligji?
© SYRI.net
Intervista në Syri.net/ Meta: Problemi nuk janë pagat e larta të gjyqtarëve, por rritja e korrupsionit (PJESA E PARË)
Vajza e Sali Mustafës: Drejtësia s’mund t’i barazojë çlirimtarët me xhelatët serbë
Hamza për gjyqtarët e Hagës: Mendoni për pasojat! Vendimi i padrejtë do ishte dënim për Kosovën! Kur preket UÇK-ja, ne ringrihemi