Banorët e Kasharit kanë dalë në protestë për të kundërshtuar bllokimin e rrugës së fshatit, pas nisjes së punimeve për ndërtimin e një pallati.
Ata kanë bllokuar me goma të mëdha rrugën pranë urës së Limuthit duke thënë se punimet kanë sjellë kufizim të aksesit në rrugën që përdorin prej kohësh për të lëvizur dhe për të hyrë në banesat e tyre.
Sipas tyre, kompania e ndërtimit “Concord Group”, në pronësi të Artan Dulakut, ka zënë rrugën duke vështirësuar kalimin. Ata shprehen se situata po krijon probleme të përditshme për banorët dhe kërkojnë që rruga të lirohet, në mënyrë që lëvizja të vijojë normalisht.
Përballë kësaj situate, banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar problematikën dhe për të gjetur një zgjidhje.












