Takimi i Ramës me qytetarët në Vlorë, policia shoqëron disa persona

12 Shtator 2026 | 16:45

Aktivisti Baki Goxhaj dhe disa persona pasditen e kësaj të shtunë janë shoqëruar nga policia në qytetin e Vlorës. Goxhaj dhe personat e tjerë raportohet se ishin pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës ku kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët lidhur me reformën territoriale.

Forca të policisë ndodhen në ambientet e jashtme të pallatit të Kulturës për të siguruar që takimi të zhvillohet pa incidente. Dyshohet se Goxhaj është shoqëruar pas informacioneve se mund të kishte reagim ndaj kryeministrit Rama.

Bashkëshortja e saj ka kundërshtuar shoqërimin teksa pyeste policët për arsyen e shoqërimit të tij. Qytetarët e tjerë u shoqëruan pasi debatuan me policinë pasi donin të futeshin në takim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turistët e huaj dominojnë turizmin në Korçë, zgjatet qëndrimi

Turizmi në Korçë vijon të mbështetet kryesisht te turistët e huajë Edhe këtë vit, rreth 85 deri në 90 për qind e turisteve që kanë...
16:53 | 12/09/2026

“Requiem for the Living”, koncert në kujtim të  viktimave të 11 Shtatorit

Tingujt e muzikës u shndërruan në një homazh për viktimat e 11 Shtatorit, në një mbrëmje të veçantë kushtuar kujtesës, jetës dhe paqes. Në skenën...
16:21 | 12/09/2026

Takim me qytetarët për Reformën Territorialen, Rama mbërrin në Vlorë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të shtunë ka mbërritur në qytetin e Vlorës, ku po zhvillon një takim në ambientet e Pallatit të Kulturës. Kryeministri po...
16:10 | 12/09/2026