Turistët e huaj dominojnë turizmin në Korçë, zgjatet qëndrimi
Turizmi në Korçë vijon të mbështetet kryesisht te turistët e huajë Edhe këtë vit, rreth 85 deri në 90 për qind e turisteve që kanë zgjedhur Korçën dhe fshatrat turistikë të kësaj bashkie kanë qenë të huajë Operatorët turistikë evidentojnë disa ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si po zhvillohet sezoni. Këtë vit turistët po qëndrojnë për më shumë ditë në Korçë, ndërsa është zgjeruar edhe harta e vendeve europiane dhe jo vetëm nga vijnë vizitorët.
Ndërkohë, një tjetër ndryshim i këtij viti lidhet me shtrirjen e rezervimeve përgjatë gjithë vitit, Klaus Pronjari, menaxher i një hoteli në Pazarin e Vjetër të Korçës, thotë se ndryshe nga një vit më parë, rezervimet janë shtuar në një pjesë më të madhe të vitit dhe nuk janë përqendruar vetëm në disa muaj.
Sipas burimeve pranë Zyrës së Turizmit në Bashkinë Korçë, nga muaji mars deri tani, Korçën dhe fshatrat turistikë të Voskopojës, Dardhës, Boboshticës dhe Vithkuqit i kanë vizituar më shumë se 800 mijë turistë të huaj, kryesisht nga vende të ndryshme të Europës.
Të dhënat tregojnë se Korça po konsolidon pozicionin e saj si një nga destinacionet turistike më të preferuara për vizitorët e huaj, ndërsa zgjatja e qëndrimit dhe shpërndarja e fluksit në më shumë muaj të vitit përbëjnë dy nga tendencat kryesore të këtij sezoni.
Takimi i Ramës me qytetarët në Vlorë, policia shoqëron aktivistin Baki Goxhaj
“Requiem for the Living”, koncert në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit
Takim me qytetarët për Reformën Territorialen, Rama mbërrin në Vlorë (VIDEO)
- 16:46 Vjosa Osmani zbulon planet pas Presidencës: A do të rikthehet në garën për kryeministre?
- 16:45 Takimi i Ramës me qytetarët në Vlorë, policia shoqëron aktivistin Baki Goxhaj
- 16:21 “Requiem for the Living”, koncert në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit
- 16:10 Takim me qytetarët për Reformën Territorialen, Rama mbërrin në Vlorë (VIDEO)
- 16:07 Zhbllokimi i pagave të magjistratëve, reagon sërish Rama për vendimin e Gjykatës Administrative
- 15:53 Reshje të dendura shiu në Elbasan, probleme në qarkullim për shkak të ujit nëpër rrugë (VIDEO)