Blutë e Vlorës kanë shoqëruar katër persona në komisariat këtë pasdite, një prej tyre raportohet të jetë aktivisti Baki Goxhaj.Goxhaj dhe disa persona të tjerë ndodheshin në afërsi të Palaltit të Kulturës, ku Rama është duke zhvilluar takimin me anëtarët e PS-së dhe qytetarët e Vlorës.
Qytetarët kishin planifikuar të zhvillonin një protestë në lidhje me zhvillimet e fundit, duke nisur nga Zvërneci, Muzeu Hebre e deri te Reforma Territoriale, që është kundërshtuar nga një pjesë e tyre.
I arrestuar, Baki Goxhaj, dyshohet të jetë një prej organizatorëve të kësaj proteste, teksa ai dhe disa persona të tjerë po prisnin fundin e takimit për të protestuar.
Në videon e shpërndarë në rrjet dëgjohet bashkëshortja e tij e cila u drejtohet oficerëve të policisë “Mos guxo ta prekësh me dorë” “Përse po e merrni” “O kriminelë” .
Video credits Blu Tv ©

