Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kthehet sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një vizitë 1 javore.
Berisha ishte i ftuar në konventën e Partisë Republikane të presidentit Donald Trump në Dallas, SHBA, dhe ka zhvilluar një sërë takimesh mes tyre, kreun e departamentit të Drejtësisë së SHBA, kongresmenë dhe senatorë të ndryshëm.
Gjithashtu lideri i opozitës shqiptare ka zhvilluar edhe disa takime të mëdha me diasporën shqiptare në SHBA, ku spikat takimi i Neë Jerseyt dhe ai me shqiptarët në Dallas.
Berisha është nderuar edhe me ‘Çelësin’ e qytetit të Mesquites në Teksas, një qytet historik në këtë shtet.
© SYRI.net