Lajmi i fundit

‘FREEDOM WORKS’/ Rikthimi nga ShBA i kryetarit të Partisë Demokratike

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:08, 12/09/2026

Dinamo e Ilir Dajës ka marrë një fitore të bujshme ndaj Partizanit, duke triumfuar 4-2 në Vorë në javën e katërt të Abissnet Superiores.

“Blutë” zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe arritën të mposhtin të kuqtë, të cilët luanin si skuadër pritëse.

Dinamo e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 11-të me Hekuran Berishën, pas një gabimi të Buxhelajt.

Partizani reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 14-të me Aliun, i cili shënoi për të tretën ndeshje radhazi.

Megjithatë, Dinamo nuk u tërhoq dhe në minutën e 30-të Hoxhallari riktheu avantazhin për skuadrën e Dajës.

Vetëm dy minuta më vonë, Silva-Riçards realizoi golin e tretë për Dinamon, me rrjetën që u konfirmua edhe pas ndërhyrjes së VAR-it.

Në pjesën e dytë, Partizani u përpoq të rikthehej në lojë dhe Fadairo shënoi një supergol në minutën e 48-të, duke ngushtuar diferencën.

Të kuqtë patën mundësi të barazonin, por traversa i mohoi golin Bintsukës në minutën e 54-t.

Dinamo e vulosi fitoren në minutën e 77-të, kur Qardaku realizoi një supergol dhe vendosi shifrat përfundimtare 2-4.

Kjo ishte një fitore e rëndësishme për Dinamon, e cila ngjitet në kuotën e 9 pikëve dhe mban vendin e dytë, së bashku me Egnatian.

Partizani, ndërkohë, mbetet me vetëm 4 pikë pas katër javësh kampionat.

Derbi prodhoi plot gjashtë autorë të ndryshëm golash, një statistikë e rrallë në përballjet mes dy skuadrave kryeqytetase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco