Lajmi i fundit

‘FREEDOM WORKS’/ Rikthimi nga SHBA i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha

Vetëm 30 minuta shi, përmbyten rrugët kryesore të Elbasanit

17:52, 12/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Do të mjaftonin 30 minuta reshje të dendura shiu pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit për të krijuar përmbytje në rrugën kryesore të qytetit. Në disa zona trotuaret janë mbuluar nga uji, situatë kjo që u ka vështirësuar kalimin qytetarëve.

Probleme janë shfaqur edhe për automjetet, me ujërat e grumbulluara që kanë ngadalësuar qarkullimin dhe kanë krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Situata është raportuar problematike edhe në disa akse rrugore kombëtare që lidhin Elbasanin me qytetet e tjera. Në segmente të caktuara ka prani të ujërave të rrëmbyeshëm dhe inertesh të sjella nga rrjedhjet, duke rritur rrezikun për drejtuesit e automjeteve.

Reshjet pritet të vijojnë të ndikojnë në disa zona të qarkut, ndaj situata mbetet dinamike dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco