Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni deklaron se audiopërgjimi që Arben Ahmetaj publikoi pak ditë më parë në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, është bërë nga shërbimet e huaja dhe së shpejti do të publikohen të reja.
Në intervistën për gazetarin Bled Marku, në Syri Tv, Gjoni thotë se audiopërgjimet janë dëshmi si Rama po e trajton shtetin si pronë private.
“Pavarësisht pozitës së tij procedurale, shërbimi që ish-zëvendëskryeministri zoti Ahmetaj po i bën shtetit shqiptar duke nxjerrë nivelin dhe shkallën e përfshirjes së krimit të organizuar, të marrëdhënieve të njerëzve të cilët janë të lidhur me trafikun e armëve me qeverinë Rama, është një shërbim shumë i madh.
Duke qenë personi i cili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe sot jo se materialet janë të siguruara në rastin konkret nga informacioni që kam unë nga ana e zotit Ahmetaj, por sipas aludimeve dhe shpjegimeve të cilat janë dhënë edhe në intervista të shumta të realizuara nga ana e tij, besohet që janë nga shërbimet e huaja të cilat janë vënë në shërbim dhe kanë edhe materiale të tjera të cilat mund të dalin në ditët në vijim dhe muajt në vijim në raport me gjithë dëmet e shkaktuara nga ana e qeverisë.Por audiopërgjimi në vetvete nxori tre elementë që në pikëpamjen time janë shumë të rëndësishëm. E para, që njeriu i cili ishte i ngarkuar për bërjen e të gjitha pisllëqeve në rastin konkret të qeverisë shqiptare ishte Roni Eyffet, njeriu më i afërt i zotit Rama.
Besoj në ditët në vijim, edhe për shkak të djegies ose për shkak të makinacioneve, do vijë ai Sani i cili është për ato çështjet e tjera që kanë të bëjnë me Big Pharma-n dhe me çështjen e dhënies së buxhetit të shtetit dhe të datimeve një personi i cili është konsull nderi i Shqipërisë në Izrael. Pra, gjithë mekanizmat, të gjitha mënyrat se si është trajtuar shteti, është trajtuar si pronë private nga ana e Edi Ramës nëpërmjet mekanizmave dhe njerëzve të cilët janë përzgjedhur nga ana e tij. Përveç çështjeve të tjera të cilat janë shumë të rëndësishme, si futja e duarve në buxhetin e shtetit dhe taksat e shqiptarëve, sepse për një periudhë kohore as njëvjeçare, për shkak të krijimit të KAYO-s dhe për shkak të krijimit të kompanive TIMAK, rezulton që janë 31 milionë euro të cilat janë disbursuar. Por rezulton nga verifikimet që ke kompani të cilat kanë 14 punonjës dhe ke edhe kompani që kanë edhe 1 magazinier dhe shuma të tilla të cilat janë disbursuar nga shteti shqiptar tregon që është një llokmë e cila ndahet midis personit i cili sot është vënë në shërbim edhe të trafikut ndërkombëtar të armëve dhe kryeministrit. Për kryerjen e punëve të pista. Aspekti i dytë që është shumë i rëndësishëm është, ka të bëjë sepse po bëhet tregti nga një vend i NATO-s me vende të cilat janë nën embargo. Dhe në rastin konkret sipas audiopërgjimit, rezulton me vende si Sudani i cili sot është në luftë.
Dhe aq më tepër që armët nga Shqipëria shkojnë në një vend konflikti siç është Ukraina. Dhe a janë bërë me miratimin apo jo të NATO-s, kjo shtron një pikëpyetje jashtëzakonisht të madhe.
Dhe aspekti i tretë, ka të bëjë me koperturën që Roni Eyffet diskuton në lidhje me kompanitë të cilat duhet të krijohen, duke përdorur një koperturë amerikane për t'iu shmangur vëzhgimit të Ambasadës Amerikane. Pra, janë tre elementë të cilët vënë pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si drejtohet ky shtet, me mënyrën se si menaxhohet si shoqëri private i gjithë shteti në tërësi, dhe me burimet financiare të cilat shkojnë në xhepat e dy personave.
© SYRI.net
VIDEO-Narkoshteti dhe farsa elektorale/ Berisha: SHBA ka potencialin e jashtëzakonshëm për të na ndihmuar
VIDEO/ Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme, ajo është e gatshme për të përmbysur përsëri regjimin
VIDEO/ Berisha: Fjalimi i presidentit Trump e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit dhe nomenklaturën e tij