Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar diasporën shqiptare si pjesën më frymëzuese të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se ajo është tashmë shumë më e fuqishme dhe e gatshme të luajë sërish një rol në ndryshimet politike në Shqipëri.
‘Por e ëmbla në fund. Diaspora shqiptare’, tha Berisha, duke e veçuar këtë pjesë të vizitës si momentin më të rëndësishëm.
Sipas tij, takimet me shqiptarët në SHBA ishin ‘më frymëzueset’ dhe i rikthyen në kujtesë zhvillimet e rreth 35 viteve më parë, kur opozita shqiptare kërkonte mbështetjen e diasporës dhe administratës amerikane për rrëzimin e regjimit komunist.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Por e ëmbla në fund.
Diaspora shqiptare.
Takimet me diasporën ishin takimet më frymëzuese, më të jashtëzakonshme.
U riktheva bashkë me miqtë e mi në 35 vite para dhe atëherë shkuam për të kërkuar ndihmën e diasporës dhe administratës së SHBA për të përmbysur komunizmin.
Kësaj here regjimin që mbahet mbi drogën, por edhe dogmën komuniste në formën e vet.
Diaspora, e cila ka luajtur gjithnjë një rol shumë të madh, të pazëvendësueshëm si në zhvillimet në Shqipëri, ashtu edhe në çlirimin e Kosovës, ajo që mund t’u them unë ju, e gjeta 30 herë, më shumë ndoshta, më të fuqishme.
Një diasporë e fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë me mijëra, mijëra e mijëra të shkolluar në shkollat më të mira dhe në funksione nga më të rëndësishmet në sipërmarrjen amerikane.
Një diasporë, në të cilën përsëri veteranët e saj, heronj të vërtetë me sakrificat që kanë bërë, mbeten pika reference dhe frymëzimi për të rinjtë.
Pra, ajo që mund t’u them, ishte udhëtim ripërtëritje në kuptimin e vërtetë të fjalës.
© SYRI.net
Sot dita e 105-të e protestës, në shesh edhe shqiptarët e diasporës: Rama jepe dorëheqjen!
VIDEO-Narkoshteti dhe farsa elektorale/ Berisha: SHBA ka potencialin e jashtëzakonshëm për të na ndihmuar
VIDEO/ Berisha: Fjalimi i presidentit Trump e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit dhe nomenklaturën e tij