Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës time, takimet me diasporën ishin frymëzuese

12 Shtator 2026 | 18:56

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë është rikthyer në vend pas udhëtimit të ti në SHBA të cilin e ka cilësuar si udhëtimi më ripërtëritës i jetës së tij. Berisha gjithashtu komentoi Konventën e Partisë Republikane në Teksas teksa u shpreh se ishte konventa elektorale më madhështore që ka parë ndonjëherë në jetë.

“Ne shkuam në SHBA me ftesë të IDU si delegacion i Unionit Demokrat Ndërkombëtar, por dhe me ftesë direkt nga Instituti i Lidershipit Amerikan.

Dhe duhet t’u them se përjetuam momente të papërsëritura. Ajo ç’ka ne përjetuam dy ditë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas ishte pa dyshim konventa elektorale më madhështore, më e bukur, që kemi parë ndonjëherë në jetën tonë.

Kjo konventë e shndërroi Teksasin në kryeqytetin politik të SHBA dhe aty organizimi i përsosur, fjalimet dhe në veçanti fjala e presidentit Donald Trump, e cila pa dyshim e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit dhe nomenklaturën e tij, pasi ai në fjalën e tij në mënyrë të përsëritur citoi si dy rreziqet më të mëdha, si dy armiqtë më të mëdhenj të kombit amerikan, rrezikun komunist dhe rrezikun e narkotrafiqeve të drogës.

Të dy shtylla mbi të cilat mbahet pushteti i Tiranës. E kuptoni ju vetë se çfarë mesazhe ka marrë nga Teksasi, direkt nga konventa.

Por të themi realitetin, konventa ishte një rast që së bashku me zotin Mediu, edhe me bashkëpunëtorët e tjerë, kemi bërë një seri takimesh të shumta, intensive, me përfaqësues të shquar të Kongresit të SHBA, Dhomës së Përfaqësuesve, Senatit, administratës së presidentit Trump”, tha ai.

Lidhur me takimet e zhvilluara, ai theksoi se takimet me diasporën ishin frymëzuese. Berisha shtoi se diaspora ka luajtur gjithnjë një rol shumë të madh në zhvillimet në Shqipëri edhe në çlirimin e Kosovës.

“Takimet me diasporën ishin takimet më frymëzuese, më të jashtëzakonshme. U riktheva bashkë me miqtë e mi në 35 vite para dhe atëherë shkuam për të kërkuar ndihmën e diasporës dhe administratës së SHBA për të përmbysur komunizmin.

Kësaj here regjimin që mbahet mbi drogën, por edhe dogmën komuniste në formën e vet. Diaspora, e cila ka luajtur gjithnjë një rol shumë të madh, të pazëvendësueshëm si në zhvillimet në Shqipëri, ashtu edhe në çlirimin e Kosovës, ajo që mund t’u them unë ju, e gjeta 30 herë, më shumë ndoshta, më të fuqishme.

Një diasporë e fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë me mijëra, mijëra e mijëra të shkolluar në shkollat më të mira dhe në funksione nga më të rëndësishmet në sipërmarrjen amerikane.

Një diasporë, në të cilën përsëri veteranët e saj, heronj të vërtetë me sakrificat që kanë bërë, mbeten pika reference dhe frymëzimi për të rinjtë. Pra, ajo që mund t’u them, ishte udhëtim ripërtëritje në kuptimin e vërtetë të fjalë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Selenicë, makina përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës. Plagoset shoferja

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në dalje të fshatit Brataj Selenicë. Raportohet se një shofere ka humbur kontrollin e mjetit dhe për...
18:41 | 12/09/2026

Takimi informues mbi Reformën Territoriale, Rama ndan pamje nga diskutimi me qytetarët në Gjirokastër

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar këtë të shtunë mbi Reformën Territoriale për bashkitë në Qarkun...
18:29 | 12/09/2026

Vlora nuk zbrazet as në vjeshtë, turistët dynden drejt Sazanit dhe Karaburunit

Sazani dhe Karaburuni vijojnë të tërheqin turistë edhe në vjeshtë, me vizitorë nga Europa, Australia, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara që mbërrijnë në Vlorë për...
17:46 | 12/09/2026