Mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tifozët e Teutës shpalosin flamurin e UÇK-së (VIDEO)

12 Shtator 2026 | 19:09

Tifozët e skuadrës së Teutës, të njohur si “Djemtë e Detit”, kanë ndërmarrë një gjest domethënës në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gjatë ndeshjes, tifozeria bregdetare ka shpalosur në tribunë një flamur me simbolet e UÇK-së, duke përcjellë një mesazh solidariteti dhe mirënjohjeje për luftën çlirimtare dhe figurat drejtuese të saj.

Ky veprim i tifozëve durrsakë erdhi teksa këtë të shtunë në Prishtinë u mbajt “Marshi për Liri”. Mijëra njerëz u mblodhën në shesh duke treguar mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

Marshi, i organizuar nga lëvizja qytetare “Liria ka Emër”, zhvillohet në një periudhë kur procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka hyrë në fazën përfundimtare. Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar 16 shtatorin si datën e shpalljes së aktgjykimit, pas më shumë se tre vjetësh nga nisja e gjykimit.

Katër të akuzuarit përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Protesta e sotme nuk është e para që organizohet në Kosovë kundër Gjykatës Speciale apo në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në prill të vitit 2023, një ditë para nisjes së gjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë në mbështetje të tyre. Protestuesit e cilësuan procesin si të padrejtë dhe shprehën përkrahje për luftën e UÇK-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Marshi për liri” në Prishtinë, reagon Grenell

I Dërguari Special Presidencial për Misionet Speciale të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell ka reaguar së fundmi përmes një postimi në “X” lidhur me “Marshin...
17:24 | 12/09/2026

Osmani për marrëdhënien me Trump: Ishte e sinqertë dhe i shërbeu interesit strategjik të Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar në “Inside Albania” në Euronews Albania, ka folur për marrëdhënien e saj me Presidentin amerikan Donald Trump dhe...
17:04 | 12/09/2026

Vjosa Osmani zbulon planet pas Presidencës: A do të rikthehet në garën për kryeministre?

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar në “Inside Albania” në Euronews Albania, ka folur për të ardhmen e saj politike, mundësinë për të marrë...
16:46 | 12/09/2026