Dita e 105-të e protestës, diaspora dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Shtator 2026 | 19:43

Edhe këtë të shtunë qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 105-të. Në protestën e sotme janë bashkuar edhe shqiptarët nga diaspora të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës për t’iu bashkuar marshimit.

Si çdo pasdite, pas orës 19:00, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ”Rama në burg, Berisha në burg”, etj.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTO/ Ky është i burgosuri shqiptar që u arratis nga spitali në Greqi

Është publikuar fotoja e shqiptarit Gentian Çipi, i cili u arratis mënyrë spektakolare nga spitali i Serres në Greqi. Pak pas orës 23:00, i burgosuri...
20:07 | 12/09/2026

Aksident në Orikum, përplasen dy makina. Detajet e para (VIDEO)

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Orikum. Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur...
19:26 | 12/09/2026

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës time, takimet me diasporën ishin frymëzuese

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë është rikthyer në vend pas udhëtimit të ti në SHBA të cilin e ka cilësuar si...
18:56 | 12/09/2026