Personi i arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokakinës nga Kolumbia përmes trëndafilave është Lulzim Caka.
56 vjeçari i cili njihej dhe me emrin John Franko, është një ndër personat më të kërkuar në Shqipëri që ekzekutoi Valter Begën dhe Mariglen Camin si hakmarrje prë vrasjen e nënës së tij në vitin 1999. Karriera kriminale e Cakës daton para vitit 1997 aty ku ai u përfshi në grupet kriminale të Kutallisë në Berat.
Në 2022 shteti grek rrëzoi kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Lulzim Cakës.
Arrestimi I Lulzim Cakës u bë pak ditë më parë në kuadër të operacionit “Lulet e së keqes”, të zhvilluar së bashku me DEA Amerikane, për goditjen e një grupi kriminal shqiptar përgjegjës për trafikimin e kokainës nga Kolumbia.
Mësohet se Caka jetonte në një vilë luksoze në Marathona të Greqisë, ku u arrestua së bashku me djalin e tij.
Lexo dhe: Çfarë u gjet në vilën e tij luksoze
Gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 2 kg kokainë, peshore, kimikate dhe sende që shërbenin për paketimin e drogës. Dyshimet jane se edhe sasia prej 84 kg kokainë do të sillej pikërisht në ketë banesë. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës, policia gjeti të futur nën dhe, poshtë bari sintetik, një armë zjarri pistoletë. Po ashtu në vilë u gjet edhe një automjet luksoz.
Lexo dhe: 84 kg kokainë nga Kolumbia të fshehura në trëndafila, zbardhet skema!
Sipas policisë, u numëruan gjithsej 1,058 shufra plastike me ndërtim të shkëlqyer, të cilat ishin kërcëll artificial i trëndafilave që vinin nga Kolumbia dhe secila prej të cilave fshihte brenda 79 gramë kokainë të pastër. Sipas vlerësimeve zyrtare nga autoritetet, vlera totale e sasisë së sekuestruar arrin në 2.4 milionë euro.
© SYRI.net