Teuta vijon me rezultatet pozitive, mposht Vorën dhe ngjitet në krye Tottenham vazhdon të hasë vështirësi në këtë fillim sezoni në Premier League. Skuadra londineze nuk shkoi më shumë se barazimi0-0 në sfidën e javës së katërt ndaj Evertonit, i dyti radhazi për Hotspurs.
Pjesa e parë e ishte e vakët dhe me shumë pak emocione me të dyja skuadrat që preferonin më shumë gjuajtjet nga distanca. Tottenham kërkoi të zotëronte topin për të mos pësuar sulmet e Everton. E vetmja gjuajtje në drejtim të portës ishte ajo e Garner për Everton.
Pjesa e dytë ishte e ngjashme me të parën me Tottenham që e rriti zotërimin e topit por që nuk solli rrezik në portën e Everton. Ky i fundit në fakt, iu afrua disa herë golit sidomos me Barry por pa mundur dot të gjejë rrugën e rrjetës. Në këtë mënyrë ndeshja përfundoi 0-0 me Tottenham që mbetet në fund të klasifikimit me 2 pikë dhe ende me asnjë gol të shënuar
Top Channel