11 vatra zjarri janë regjistruar gjatë ditës së sotme në territorin e Shqipërisë, ndërsa 3 prej tyre vijojnë të jenë aktive.
Vatrat aktive ndodhen në Gallatë të Kurbinit, ku zjarri vijon në shkurre dhe pisha, por pa rrezik për zonat e banuara; në Librazhd Katund, ku janë angazhuar 5 efektivë të MZSH Librazhd; si dhe në Bularat, Dropull, ku janë angazhuar 10 efektivë të MZSH, 5 forca bashkiake dhe 25 efektivë të FA. Edhe në këto zona nuk raportohen banesa në rrezik.
Në Qarkun Dibër, zjarri në Lundre–Madhesh është shuar, ndërsa vatrat në Cerrujë, Mali i Allushit dhe Selishtë janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Në Qarkun Fier, vatrat në Bitaj, Lushnje dhe Rërës, Patos janë shuar plotësisht.












