Plot emocione, Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh mungesë (VIDEO)

12 Shtator 2026 | 21:59

Këngëtarja Celine Dion mbrëmjen e kësaj të shtune u rikthye ne skenë teksa nisi një turne ku pritet të zhvillojë 26 koncertet. Mbrëmja e sotme shënon rikthimin e saj në skenë pas një mungese prej më shumë se gjashtë vitesh.

E veshur me një fustan të zi pa rripa, Dion hapi shfaqjen me këngën e saj “On ne change pas”. E mbushur me emocione, ajo ndaloi së kënduari për një moment, me 30,000 spektatorët në Plenitude Arena, pranë Parisit, duke brohoritur ritmikisht emrin e saj.

Këngëtarja 58-vjeçare ka luftuar me një sëmundje të rrallë neurologjike gjatë viteve të fundit, duke e detyruar të tërhiqet nga detyra aktive. Ajo është planifikuar të japë gjithsej 26 koncerte gjatë tetë muajve të ardhshëm.

Në vitin 2022, ajo njoftoi se vuante nga sindroma e personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësi dhe spazma muskulore, dhe që atëherë është tërhequr nga syri i publikut. Ajo bëri vetëm një paraqitje mbresëlënëse në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishin dalë për peshkim, 15-vjeçari shpëtohet në Alaskë pas dy ditësh në varkën e përmbysur. Dy viktima

Një operacion shpëtimi u zhvillua në ujërat e akullta të Detit Bering, pranë brigjeve të Alaskës. Një djalë 15-vjeçar mbijetoi për rreth dy ditë në një varkë...
20:39 | 12/09/2026

Gjykatësi amerikan: Plani i Trump për të përgjysmuar fuqinë punëtore të FEMA-s, ka shkelur ligjin

Një gjykatës amerikan ka vendosur që administrata Trump shkeli ligjin duke urdhëruar Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave të shkurtojë fuqinë punëtore përgjysmë. Gjyqtarja e...
18:11 | 12/09/2026

Ushtria izraelite kryen bastisje në Bregun Perëndimor të pushtuar, plagoset një fëmijë

Forcat izraelite, të shoqëruara nga kolonët, sulmuan fshatin palestinez al-Mufqara në Masafer Yatta, në jug të Hebronit. Në Jerusalemin Lindor të pushtuar, autoritetet izraelite detyruan...
17:51 | 12/09/2026