Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

S’ka fund “saga” e krimeve të Lul Cakës! “Të tmerrshmit të Beratit” i gjendet më shumë drogë në Greqi, e shkuara e tij “e larë” në gj*k dhe hakmarrja për të vëllain e nënën

Shkruar nga Newsbomb
S’ka fund “saga” e krimeve të Lul Cakës!
ilustrim: Trendafilat me kokaine, Lulzim Caka tani, dhe foto e vjeter e tij

Në banesën e Lulzim Cakës në Greqi janë sekuestruar të tjera kilogramë drogë, duke e thelluar edhe më shumë problemin e tij me ligjin.  Në banesën ngjitur me atë, ku më 9 shtator policia ndaloi Lulzim Cakën, ishin fshehur edhe 26 kilogramë të tjera me kokainë, sipas Top Channnel.

Dhe dyshohet se sasia ndodhej në banesë prej ngarkesës së mëparshme që ishte sjellë nga Amerika Latine, e fshehur “mjeshtërisht" brenda një ngarkese me trëndafila. Në total, në banesë dhe në magazinat e grupit u gjetën 110 kg kokainë, aq sa fillimisht policia besonte se ishte sasia e sekuestruar. DEA amerikane kishe me shumë  gjasa informacione brenda organizatës në Greqi, e kjo bëri që të inicjohej edhe një tjetër operacion për gjetjen e 26 kilogramëve të tjera, për të cilat autoritetet vendase kanë sigurinë se posedohen nga Caka dhe bashkëpunëtorët e tij.

E ndërkohë e shkuara e “të tmerrshmit të Beratit” duket se është “e larë në gjak” nga ato çka janë raportuar ndër vite, dhe ajo thellohet më shumë pas vrasjes të së vëllait dhe përdhunimit e vrasjes së nënës të tij:

QERSHOR 1995  Përballja e parë me drejtësinë. Në gjendje të dehur u konfliktua me pronarin e një lokali në fshatin Suk të Fierit. U arrestua për këtë krim, por u arratis nga qelia për 48 orë.

26 MARS 1996 Caka së bashku me Loshin e Karbunarës, akuzohet se ishte njëri prej atentatorëve të dy shefave të krimit të Beratit dhe Kuçovës, tek Ura e Samaticës. Oficerët e policisë arritën të shpëtonin, por makina e tyre u dogj nga atentatorët.

20 KORRIK 1997 Akuzohet se vrau Nezir Yzeirin, kunatën e tij Ashime dhe djalin e adoptuar të saj, Ilir Yzeiri.

QERSHOR 1998 Vrau Lulëzim Eminin, vëllain e “Miles”, të fortit të Fierit. Për këtë vrasje u dënua edhe me 25 vjet burg.

6 JANAR 2001 Nëpërmjet një sharre, ai arriti të priste hekurat dhe të largohej nga qelia për t’u hakmarrë për përdhunimin dhe vrasjen e nënës së tij, Xhevries 56-vjeçare dhe vëllait Bardhoshit.

14 JANAR 2001 Dështon operacioni i policisë në fshatin Samaticë, vendlindjen e tij. Pas një sinjalizimi, policia rrethoi shtëpinë ku dyshohej se ishte fshehur i arratisuri, por një dekonspirim dështoi aksioni.

22 MARS 2001 Vrau dy personat e dyshuar për vrasjen e vëllait, Valter Bega 21 vjeç dhe Maringlen Cami 22 vjeç. Pasi fiku dritat e të gjithë fshatit Samaticë, Caka qëlloi ndaj dy të rinjve të fiseve rivale.

23 QERSHOR 2001 Akuzohet se vrau Arben Hoxhën, njërin prej pinjollëve të fisit në hasmëri të Hoxhajve.

24 DHJETOR 2001 Arrestohet rastësisht në një operacion për emigrantët e paligjshëm në Foxhia të Italisë. Një sinjalizim anonim, i lajmëron policët italianë për rëndësinë e personit të arrestuar.

10 MARS 2003 Përfundojnë procedurat e ekstradimit dhe mbërrin në Rinas. Duhej të kryejë dënimin prej 25 vitesh burgim.

30 KORRIK 2019 Judmir Shurdhi, drejtor i burgut të Lushnjes, u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Në pranga ka rënë edhe Llazar Mino, me detyrë kartelist pranë IEVP Lushnjë. Ata janë arrestuar për shkak se akuzohen se kanë liruar përpara kohe nga qelia të dënuarin Lulzim Caka, raporton Top Channel

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese