Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qendër të qyetetit të Shkodrës, në oborrin e një banese pas godinës së Bashkisë.
Policia ka reaguar zyrtarisht duke sqauar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” rreth orrës 21:30. Lënda plasëse rezulton të jetë hedhur në oborrin e banesës së një 60-vjeçari me emrin Meti Bushati, nga persona ende të paidentifikuar.
Meti Bushati dhe bashkëshortja e tij janë mësues dhe njihen nga banorët e zonës si një familje e rregullt. Ndërsa raportohet s enjë nga pistat që po verifikohet në lidhje me ngjarjen ka të bëjë me të vëllain e Meti Bushatit, Gëzim Bushatin, i cili jeton në Gjermani. Burime për mediat kanë bërë me dije se Gëzim Bushati ka pasur probleme me ligjin në Gjermani, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse kjo rrethanë ka lidhje me sulmin ndaj banesës.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër / Informacion paraprak- Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

