Pastori i njohur Paulin Vilajeti, ka folur së fundi për vështirësitë dhe momentet e bukura që ka kaluar në jetë. Ndër të tjera, ai ka rrëfyerr në emisionin “S’e Luan Topi”, dy histori të veçanta e të dhimbshme nga shtëpia e femijës, të cilën e ka themeluar prej kohësh.
Historia e parë, kishte të bënte me një fëmijë të cilin e ëma ishte përpjekur ta vriste duke e goditur me gurë, Pastori ka treguar se ky fëmijë u gjet nga policia dhe më pas u morn ë shtëpinë e fëmijës, e tashmë teksa vitet kanë kaluar ai është i martuar dhe një ndër njerëzit më të njohur në Tiranë.
Ndërsa historia e dytë që ai ndau lidhet me një vajzë, të cilën e ëma e dinte të vdekur që nga lindja, dhe mundi të bashkohej me të vetëm pas 17 vitesh.
“Fëmija i parë që ne morëm në 94-ën ishte një dalë të cilin mamaja e kishte çuar në bregun e lumit në Berat dhe e kishte goditur me gurë për ta vrarë, dhe dinte të vdekur fëmijën, dhe ai sot jeton është i martuar. E shpëtuam dhe e mbajtëm në shtëpi të fëmijës se e gjetën policia duke qarë, e morën, pastaj e morëm ne, dhe ai sot në fakt, nuk dUa t’i jap emrin, është një nga njerëzit më të njohur në Tiranë.
Dhe rasti tjetër është për një vajzë, që e morëm në maternitetin e Beratit, edhe kur ajo u bë 17 vjeçe i thashë a ke interes për ta njohur mamanë, dhe u interesova për mamanë e gjeta ishte diku në një vend të BE. Më merr në telefon më thotë “kush je?” I thashë filani, “çfarë kërkon” më tha, i thaShë kam vajzën tëndë, më tha “unë s’kam vajzë, fëmija im ka vdekur në lindje”. Halla e saj në lindje i kishte thënë që të ka vdekur fëmija. Ne e bashkuam në moshën 17 vjeçe me mamanë e vetë.
Sa herë që shkoj në atë shtëpi kur dal dal një njeri më i mirë se sa hyra, aktualisht ne kemi 7 fëmijë, dhe kujdesemi edhe për 4 të tjerë indirect sepse janë rritur edhe mundohemi t’i përfshijmë në shoqëri.”, është shprehur Pastori me lot në sy.
