Djali i ​Hashim Thaçit reagon pas marshimit për liri, ka një mesazh për babain e tij

13 Shtator 2026 | 00:20

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti, ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri”, i cili u mbajt të shtunën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Endrit Thaçi, përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në marsh, duke shprehur pritshmërinë për kthimin e babait të tij në Kosovë, së bashku me tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

“Faleminderit Kosovë! Të presim në Kosovë, bab, bashkë me shokët. UÇK”, shkruan Endrit Thaçi, i cili publikon edhe një foto nga marshi i sotëm.

Sot, shumë qytetarë kanë vendi dhe vende të ndryshme kanë marrë pjesë në marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi, gjendet në paraburgim në Hagë që prej vjeshtës së vitit 2020. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LVV vendos t’i votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sonte mbledhjen e jashtëzakosnhme të Kryesisë, ku ka vendosur që në seancën e nesërme konstituive të votojë kandidatët e...
23:55 | 12/09/2026

Thaçi kurban i Hagës! Loli: Dikush duhet të paguajë për padrejtësinë, fatkeqësisht diçka negative do…

Gazetari Egon Loli i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me marshimin e zhvilluar ditën...
21:07 | 12/09/2026

Mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tifozët e Teutës shpalosin flamurin e UÇK-së (VIDEO)

Tifozët e skuadrës së Teutës, të njohur si “Djemtë e Detit”, kanë ndërmarrë një gjest domethënës në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...
19:09 | 12/09/2026