Një automjet është qëlluar me armë zjarri gjatë natës në zonën e Matit.
Sipas raportimeve në media, ndaj makinës është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa pas ngjarjes është gjetur edhe një automjet i djegur në fshatin Urakë.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë dhe për të identifikuar autorët e përfshirë në incident.












