Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Të dytët në Ballkan, Rama reagon sërish për ngërçin e pagave të magjistarëve: Kemi rrogat më të larta se në Greqi për gjyqtarët fillestarë

Shkruar nga Newsbomb
Të dytët në Ballkan, Rama reagon sërish për
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngërçin e krijuar në sistemin gjyqësor, për shkak të bllokimit të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore në Thesarin e Shtetit nga ana e qeverisë.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se gjyqtarët e vendit tonë kanë paga më të larta se shumica e vendeve të rajonit. Kreu i qeverisë shkruan se sot në Shqipëri, një gjykatës fillestar merr një pagë 500 euro më të lartë se kolegu i tij në Greqi.

Ndërsa, po ashtu, kryeministri ironizon teksa shkruan se, me “vendimin e marrë vetë Zot, vetë Shkop”, paga duhet të rritet edhe më shumë se në vendet e tjera.

“Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…”, shkruan Edi Rama.

Kujtojmë që prej disa ditësh gjyqtarët kanë braktisur punën. Shkak për këtë bojkot është bërë bllokimi i pagave nga ana e Thesarit të Shtetit, pas vendimit për rritjen e pagave të magjistratëve me 65 mijë lekë. Ky vendim solli kundërshtimin e qeverisë, e cila vendosi të bllokojë rrogat e muajit gusht për gjyqtarët dhe administratën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese