Vendi
Gjendet një automjet i djegur dhe armë në Burrel-Rrëshen, dyshohet se janë përdorur në një ngjarje kriminale

Ilustrim · Vizion Plus
Një automjet është gjetur i djegur në aksin rrugor Burrel-Rrëshen, në zonën e fshatit Urakë.
Sipas informacioneve paraprake, brenda automjetit janë gjetur armë zjarri, ndërsa dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur në një ngjarje kriminale.
Paraprakisht dyshohet se është bërë atentat ndaj një automjeti në fshatin Urakë.
Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen./vizionplus.tv




