PDK tërhiqet nga seancat e Kuvendit: Procesin do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese

PDK tërhiqet nga seancat e Kuvendit: Procesin do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese

10:06, 13/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë më pjesë në seancat e Kuvendit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke e konsideruar të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit.

 

Sipas PDK-së, afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit janë shkelur, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur vazhdimisht kushte të reja politike. PDK argumenton se Kuvendi duhej të konstituohej brenda afatit 30-ditor, më së largu deri më 7 gusht, ndërsa edhe afati i dytë, 6 shtatori, nuk u respektua.

Partia thotë se mori pjesë në seancat e 9 dhe 11 shtatorit me synimin për të përmbyllur procesin, por sipas saj, votimi i nënkryetarëve të opozitës u bë pengesë.

PDK pretendon se votoi kandidatin e LVV-së për nënkryetar, ndërsa LVV nuk mbështeti kandidaten e saj për të njëjtin post. Sipas PDK-së, çështja tashmë është lidhur nga LVV me mënyrën e votimit për Presidentin e Republikës.

“Për PDK-në, Kushtetuta nuk është pazar politik”, thuhet në deklaratë.

Ekspertët e partisë kanë nisur përgatitjen e rastit që do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa PDK thekson se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri në vendimin e saj.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco