Konstituohet Kuvendi i Kosovës pa nënkryetar të PDK/ Tanja Vujoviq zgjidhet nënkryetare nga radhët e komunitetit serb

Konstituohet Kuvendi i Kosovës pa nënkryetar të PDK/ Tanja Vujoviq zgjidhet nënkryetare nga radhët e komunitetit serb

11:01, 13/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me 62 vota për është zgjedhur deputetja e Listës Serbe Tanja Vujoviq për nënkryetare të Kuvendit.

Pas këtij votimi Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të konstituuar Kuvendin, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Me këtë rast, konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar dhe shihemi në seancën e radhës”, tha ajo pasi Emilia Rexhepi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit nga minoritetet joserbe.

Paraprakisht, Kujtim Shala i LDK-së dhe Tanja Vujeviq nga Lista Serbe u zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit.

Për Vujoviqin, deputetët e Kuvendit votuan si më poshtë:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco