Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dyshohet se kanë burimin nga paratë e pista, policia e Vlorës me “dorë të hekurt”, sekuestron disa mjete luksoze (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se kanë burimin nga paratë e pista, policia e Vlorës me
Makine e sekuestruar

Policia e Vlorës ka intensifikuar goditjen ndaj paligjshmërisë. Bëhet me dije se tre automjete luksoze janë sekuestruar nga policia, pasi dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të siguruara në mënyrë të paligjshme.

Policia bën me dije se, nga verifikimet e kryera, rezultoi se tre automjete luksoze, të prodhuara gjatë viteve të fundit, nuk justifikoheshin me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme të poseduesve/drejtuesve të tyre.

Ndaj këtyre të fundit ka nisur hetimi pasuror, për të verifikuar burimin e pasurisë dhe mënyrën e përfitimit të saj.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Kontrolle ndaj automjeteve luksoze që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrolleve sekuestrohen 3 automjete dhe nis hetimi pasuror ndaj pronarëve të tyre.

Në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për kontrollet ndaj automjeteve luksoze, strukturat për Hetimin e Krimeve kanë ushtruar kontrolle dhe verifikime ndaj automjeteve në dukje me vlera të larta.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, u shoqëruan disa prej automjeteve dhe, nga verifikimet e kryera, rezultoi se tre automjete luksoze, të prodhimit të viteve të fundit, nuk justifikoheshin me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme të poseduesve/drejtuesve të tyre.

Në vijim të veprimeve verifikuese dhe deklarimeve të marra, automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 3 shtetasit u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Gjithashtu, ka nisur hetimi pasuror ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre automjeteve, për të verifikuar burimin e pasurisë dhe mënyrën e përfitimit të saj.

Policia e Vlorës do të vijojë kontrollet dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin e pasurive me burim kriminal dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese