Kurti i zgjat dorën PDK-së: Do ta votojmë Vlora Çitakun sapo të riktheheni në Kuvend

13 Shtator 2026, 12:50Rajoni TEMA
Kurti i zgjat dorën PDK-së: Do ta votojmë Vlora Çitakun

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do ta mbështesë kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, sapo Partia Demokratike e Kosovës të rikthehet në seancë.

“U bë mirë që u konstituua Kuvendi, nënkryetari i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Në çdo moment që janë të gatshëm ta propozojnë zonjën Vlora Çitaku, ne menjëherë do ta votojmë”, tha Kurti.

Lini një Përgjigje