Kërcënoi kushëririn për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vorë
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi dyshohet se ka kërcënuar kushëririn e tij dhe familjarët e tij për t’i marrë shumën prej 300 mijë eurosh.
Ngjarja u denoncua nga shtetasi E. M., i cili njoftoi policinë se në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, kishte gjetur një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve.
Pas kallëzimit, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan operacionin policor të koduar “Mesazhi”.
Si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u arrestua Ardian Muka 56 vjeç, banues në Vorë, i dyshuar si autori i kërcënimeve.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak, veshjet që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe një aparat celular, në cilësinë e provës materiale.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive të autorit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”.
Ministri Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik për Shqipërinë
Sekuestrohen 3 makina luksoze në Vlorë
Rama: Me rritjen e kërkuar nga gjyqtarët shkon mbi 5 mijë euro paga, më shumë se Presidenti
- 12:33 Ministri Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik për Shqipërinë
- 12:07 Rusia sulmon Ukrainën me 453 dronë
- 11:51 Sekuestrohen 3 makina luksoze në Vlorë
- 11:44 Rama: Me rritjen e kërkuar nga gjyqtarët shkon mbi 5 mijë euro paga, më shumë se Presidenti
- 11:32 Rama për pagat e gjyqtarëve: Pse nuk u ulët në tavolinë? Mosdakordësimin ta trajtojmë në mënyrë të civilizuar
- 10:57 Konstituohet Kuvendi i Kosovës! Zgjidhen edhe nënkryetarët nga komunitetet