Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurti, për mandatar për formimin e Qeverisë.
Propozimi i është dorëzuar ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, nga Arbërie Nagavci, në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në dokumentin zyrtar, thuhet se propozimi bazohet në Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht në nenin 84, pika 14, dhe nenin 95, paragrafi 1, si dhe në pikën 68 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të 1 korrikut 2014.
“E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’ia dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të Qeverisë së re. Faleminderit qytetarëve për besimin!”- ka shkruar Nagavci në Facebook.

© SYRI.net
Rama u thotë ‘qepeni gojën’, banorët e Poliçanit braktisin dëgjesën e kryeministrit në Berat
Detajet - Kthesë e papritur në Prishtinë, Zhitia: Konstituohet Kuvendi i Kosovës, pa PDK-në
Vizita në SHBA, Berisha: udhëtimi më ripërtëritës i jetës time, fjalimi i Trump, ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit...