Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës

13 Shtator 2026 | 13:17

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Përmes një njoftimi, Haxhiu bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Reagimi i plotë:

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konstituohet Kuvendi i Kosovës! Zgjidhen edhe nënkryetarët nga komunitetet

Kuvendi i Kosovës ka vijuar procesin e konstituimit, pavarësisht tërheqjes së PDK-së nga seanca dhe heqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares....
10:57 | 13/09/2026

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës gjatë vazhdimit të seancës konstituive. Shala mori 85 vota pro,...
10:49 | 13/09/2026

Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot për zgjedhjen e nënkryetarëve

Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën konstituive, rreth orës 10:00. Në rendin e ditës është pika e katërt, zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit....
09:54 | 13/09/2026