Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga shija e detit te “Tempulli i Shpirtit”! Hap dyert “Fish City Apollonia”, restoranti i Gjergj Lucës ku Fishta, Konica e Nënë Tereza “rilindin” në kujtesën shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Nga shija e detit te “Tempulli i Shpirtit”! Hap dyert “Fish
Pamje nga "Tempulli i Shpirtit" te Fish City Apollonia dhe Gjergj Luca

Mbrëmjen e së shtunës, familjarë, miq e klientë të zemrës, trokitën duart për një tjetër sukses të biznesmenit dhe sipërmarrësit, Gjergj Luca. “Fish City Apollonia”, hapi dyert një ditë më parë, duke i shtuar listës së restoranteve të Lucës një tjetër vendodhje, këtë herë në Pojan-Dërmenas të Fierit.

Nëse çdo kush prej jush ka shkelur qoftë edhe një herë në restorantet e Lucës, e di fare mirë se pas tyre qëndron një vizion i vetë biznesmenit. Asnjëri nuk i ngjan tjetrit. Në çdo “Fish City” ka një ide tjetër, një surprizë tjetër dhe një histori që nis të tregohet sapo kalon pragun.

Edhe Apollonia nuk bën përjashtim. Këtu nuk mund të vish vetëm për të konsumuar ushqimet e freskëta të detit. Mund të vish edhe për atmosferën, për një mbrëmje me familjen apo miqtë, por dalëngadalë e kupton se ke hyrë në një vend ku bashkohen dy botë, e shkuara dhe e tashmja.

Fëmijët kanë vendin e tyre për të luajtur, prindërit mund të ulen e të shijojnë ushqimin e shijshëm, ndërsa pak më tej, keni mundësinë që të bëni dhe një udhëtim drejt historisë dhe kulturës shqiptare.

Nga shija e detit te “Tempulli i Shpirtit”! Hap dyert “Fish
Fish City Apollonia

Mbrëmja e djeshme u shoqërua jo vetëm me shijen e produkteve të freskëta të detit, një prej atyre gjërave që tashmë lidhen me emrin e “Fish City”, por edhe me muzikën e Frederik Ndocit, i cili i dha mbrëmjes një tjetër atmosferë.

E ashtu sikurse dhe e cekëm dhe më lart te Apollonia është një vend ku restoranti nuk është kufizuar vetëm te ndërtimi i një biznesi, por është shndërruar në një hapësirë ku mund të gjesh gjithçka, e pse jo dhe pak mësim për vendin.

Mes gjithë kësaj gjendet një prej elementeve më të veçanta të Fish City Apollonia, “Tempulli i Shpirtit”. Ky tempull është konceptuar si një hapësirë ku përfaqësohen tri besimet fetare që kanë bashkëjetuar në historinë e Shqipërisë. Një mënyrë kjo për të treguar se besimi nuk ka pse të jetë një vijë që ndan njerëzit, mund të jetë dhe një urë që i afron.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rozafa Tuna (@rozafatuna)

Në shenjë simbolike, në qendër janë duart e lutjes të Nënë Terezës. Duart që për dekada iu zgjatën njerëzve në nevojë, që prekën të sëmurin, ushqyen të uriturin dhe ngritën ata që jeta i kishte rrëzuar.

Por “Tempulli i Shpirtit” ka edhe një tjetër veçanti. Aty historia nuk është vetëm në libra, por ka dhe portrete.  Figurat prej dylli të disa prej personaliteteve që kanë lënë gjurmë në historinë dhe kulturën shqiptare të krijojnë përshtypjen sikur koha është kthyer pas për një çast.

Në hyrje të tempullit të presin dy figura që nuk kanë nevojë për shumë prezantim, At Gjergj Fishta dhe Faik Konica. Pranë tyre vijnë edhe figura të tjera të rëndësishme të historisë sonë, Sali Njazi Dede, Vehbi Dibra, Imzot Luigj Bumçi dhe Fan Noli.

Nga shija e detit te “Tempulli i Shpirtit”! Hap dyert “Fish
Portretet ne dylle te At Gjergj Fishtes dhe Faik Konices

Secili prej tyre ka historinë, besimin dhe rrugën e vet. Por bashkimi i tyre në një hapësirë të vetme përcjell një mesazh që Shqipëria e ka pasur gjithmonë në ADN-në e saj, të ndryshmit mund të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

E kështu “Fish City Apollonia”, është vendi ku deti vjen në pjatë, muzika vjen në mbrëmje, fëmijët kanë hapësirën e tyre, ndërsa historia dhe kultura shqiptare të presin pak më tej. Dhe nga dje ka hapur dyert për të gjithë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese