E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Gjashtë shekuj në një dokumentar! “Përtej Murit – Nëna e Këshillit të Mirë” , një ndërthurje e luftës, identitetit e rezistencës

Ilustrim · Vizion Plus

Vepra, me ide dhe regji të Gjon Kolndrekajt, skenar të Pal Kolndrekajt dhe prodhim të CrossinMedia, në bashkëpunim me Rai Documentari, sjell një histori gati gjashtë shekullore, që nis në Shkodër dhe vijon deri në ditët e sotme.

Një rrëfim që bashkon historinë, besimin, kujtesën dhe identitetin shqiptar, përmes historisë së figurës së Nënës së Këshillit të Mirë.

Dokumentari e nis udhëtimin e tij në vitin 1467, në periudhën e pushtimit osman të Shqipërisë, duke ndjekur historinë e figurës së Nënës së Këshillit të Mirë dhe lidhjen tradicionale mes Shkodrës dhe Genazzanos.

Por “Përtej Murit” nuk është vetëm një rrëfim mbi historinë fetare. Është një histori njerëzore që përfshin luftërat, pushtimet, emigracionin, persekutimin dhe diktaturën, por edhe forcën e njerëzve për të ruajtur identitetin dhe lidhjen me rrënjët.

Një pjesë e rëndësishme e dokumentarit i kushtohet periudhës së komunizmit në Shqipëri dhe veçanërisht ateizmit shtetëror dhe represionit ndaj besimit fetar. Por, pavarësisht represionit, kujtesa mbijetoi.

Pamjet arkivore ndërthuren me dëshmi bashkëkohore dhe histori personale të njerëzve që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre, të përballen me diktaturën apo të rindërtojnë jetën larg atdheut.

“Përtej Murit – Nëna e Këshillit të Mirë” është një urë simbolike mes Shqipërisë dhe Italisë, Shkodrës dhe Genazzanos, së shkuarës dhe së ardhmes.

Sepse muret mund të ndajnë njerëzit dhe territoret, por nuk mund të fshijnë atë që vazhdon të jetojë në kujtesë. Një kujtesë që, përmes këtij dokumentari, mbërrin nga Shkodra në Venecia dhe tashmë i drejtohet një audience ndërkombëtare.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.